Home / Lajme / 15 vite në Top Albania/ Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

15 vite në Top Albania/ Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni

Moderatorja ikonë e Top Medias, Albana Osmani ka vendosur të largohet nga televizioni. Burime për “Prive” bëjnë me dije se kjo gjë ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara në punë.

Loading...

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do ta shikojmë moderatoren bukuroshe pas këtij vendimi!

Burimi: 15 vite në Top Albania/ Pas shumë pakënaqësive, Albana Osmani vendos të largohet nga televizioni
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com