Home / Lajme / Arrestohen dy serbë nën dyshimin për spiunim

Arrestohen dy serbë nën dyshimin për spiunim

Arrestohen në pikën kufitare te Dheut i Bardhë Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë nën dyshimet për “spiunim”.

Loading...

Arrestimi i të dyshuarve është bërë të mërkurën, në pikën kufitare te Dheut i Bardhë në dalje të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, gjatë kontrollit të një automjeti e tipit Ford Galaxy me targa (—KS—), te cilën e drejtonte personi i dyshuar mashkull/serb (i lindur ne vitin 1959) dhe se bashku me të si pasagjer ndodhej edhe personi tjeter poashtu i dyshuar mashkull/serb ( i lindur ne vitin 1978)”, ka thënë Hoxha.

Sipas policisë pas vlerësimit të informacioneve dhe dokumenteve të gjetura tek personat e dyshuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe pas konsultimeve të nevojshme dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar rast konform kodit penal të Republikës së Kosovës për ” Spiunazh”, për të vazhduar pastaj me procedura të tjera sipas ligjit.

Burimi: Arrestohen dy serbë nën dyshimin për spiunim
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com