Home / Lajme / ASH- Zaevit: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj

ASH- Zaevit: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj

Loading...

I nderuari Kryeministër nuk e dimë cila është e vërteta e deklaratës së Blerim Bexhetit, ne pohimet e tija se Ju i keni kërkuar ndihmë, pikërisht atij që të ushtroj ndikimin e tij për ta shkarkuar Jovo Vangelovskin.

Besoj se Ju i keni dëgjuar bombat qe vetë i publikuat se si vet ai së bashku me krerët e VMRO, instalonin gjykatës dhe prokuror partiak qe ishin në shërbim te regjimit VMRO-BDI.

Është paradoksale qe Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe te BDI, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjelle drejtësinë në gjendje te mjerueshme, pa pikë besueshmërie dhe kredibiliteti.

BDI, vazhdon ti mbrojë të gjithë zyrtarët e VMRO dhe njerëzit e afërt të saj ,duke bërë ta kuptojmë se ky koalicion është gjallë ende  njëjte si dikur që nuk lejuan ti merret mandati Trajko Veljanovskit per rastin  27 Prillit, njëjtë sikur para disa ditëve që nuk kanë lejuar të shkarkohet Kryetari i Gjyjkatës Supreme Jovo Vangellovski.

Kryeministër, Ju kishit mundësi të krijoni kushte që zyrtarët e BDI të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, se bashku me gjykatësit dhe prokurorët partiak, të japin llogari për të kaluarën e tyre, por nuk e bëtë atë, po i amnistoni mandej kërkoni ndihmë nga ata, dhe nuk është çudi të jeni bërë njëjtë si ata.

The post ASH- Zaevit: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj appeared first on Republika Shqip.

Burimi: ASH- Zaevit: Nuk e bëjnë dot drejtësinë ata që duhet të përgjigjen para saj
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com