Home / Lajme / Atentatori i Zelandës, autoritetet bullgare nisin hetimet për arsyet e qëndrimit të tij në Bullgari

Atentatori i Zelandës, autoritetet bullgare nisin hetimet për arsyet e qëndrimit të tij në Bullgari

Autoritetet bullgare njoftuan sot se po hetojnë për arsyet e qëndrimit në Bullgari në nëntor 2018 nga ekstremisti i djathtë i cili kreu një sulm të përgjakshëm në dy institucione të fesë myslimave në Zelandën e Re.

Loading...

”Agresori i dyshuar, një shtetas australian 28 vjeç i cili bëri masakër në dy xhami të qytetit të Christchurch gjatë faljes së namazit, ka qëndruar në Bullgari nga data 9 deri më 15 nëntor 2018”, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov.

Prokuroi pohoi se ndërkohë ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse versioni i tij, sipas së cilit ai dëshironte të zbulonte qendrat historike dhe të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i saktë apo nëse ai kishte objektiva të tjera.

Burimi: Atentatori i Zelandës, autoritetet bullgare nisin hetimet për arsyet e qëndrimit të tij në Bullgari
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com