Home / Lajme / Besimtari nuk e tepron – Dr. Musli Vërbani

Besimtari nuk e tepron – Dr. Musli Vërbani

Ka prej njerëzve që e njohin Allahun dhe Allahu ua zbulon ndonjë sekret, e që pastaj ai u lajmëron njerëzve, kështu që ai bëhet komunikues i Zotit të Lartmadhëruar, ashtu që vetëm Allahu të dihet dhe të mbetet i Dituri i sekreteve.

Përderisa Allahu është Ai i Cili e ka zgjedhur atë që t’ua zbuloj atë sekret njerëzve, atëherë Zoti i Lartmadhëruar mund ta ndryshoj atë dhe të mos ia mundësoj ndonjë personi tjetër. Kështu pra, fjala “nëse dëshiron” dëshmon për fuqinë absolute të Allahut në gjithësinë e Tij: Nëse dëshiron ju jep dhe nëse dëshiron nuk ju jep. Kjo është kështu nga shkaku që besimtari të frikësohet dhe të mos e teproj në një begati, e (për shkak të teprimit) që pastaj Allahu t’ia merr atë begati, sepse po ta linte begatinë absolutisht të lirë, atëherë njerëzit do ta tepronin me begatitë dhe duke e tepruar do të shkaktoheshin trazira në tokë, dhe do të mbizotëronte krimi, por dëshira e Allahut është që të ketë por edhe mos të ketë begati, sepse rezulton se:

  • begatia e ka urtësinë e saj;
  • po ashtu edhe privimi nga begatia e ka urtësinë e saj.

Kur me begati teprohet, atëherë Zoti i Lartmadhëruar e merr atë begati. Kujdes, kurrë mos e mendo se:

  • begatia e Allahut ndaj teje, nënkupton se Allahu është i kënaqur me ty!
  • dhe e kundërta, privimi nga begatia, është hidhërim i Zotit me ty.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ ١٥ وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ ١٦

“Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lartë dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: Zoti im më ka nderuar.

Por kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës ai thotë: Zoti im më ka poshtëruar.” (El Fexhr : 15, 16)

Kur Zoti i Lartmadhëruar e begaton një njeri, ai mendon se është i nderuar nga Allahu, ndërsa nëse i ngushtohet gjendja, këtë e mendon si pakënaqësi dhe mosnderim të Allahut ndaj tij.

Kësaj çështjeje i përgjigjet Allahu që të sqarohet ky koncept, kur thotë “Jo, kurrsesi”, që do të thotë as pasuria nuk tregon për nderim dhe as varfëria nuk tregon për mosnderim dhe poshtërim. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

كَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡيَتِيمَ ١٧ وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ ١٨ وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلٗا لَّمّٗا ١٩ وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبّٗا جَمّٗا ٢٠

“Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit. Trashëgiminë (e të dobëtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.” (El Fexhr : 17-20)

Burimi: Besimtari nuk e tepron – Dr. Musli Vërbani
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com