Home / Lajme / Challandesi, publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Challandesi, publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena”, në Plzen.

Kundër Anglisë, Kosova do të luajë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Si zakonisht futbollistët e Kombëtares, do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në një konferencë shtypi.

Indeksonline kishte informuar ekskluzivisht për të njëjtën listë një ditë më herët./Indeksonline/

Burimi: Challandesi, publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com