Home / Lajme / Clinton dhe Albright në darkë me liderët dhe ambasadorët e huaj

Clinton dhe Albright në darkë me liderët dhe ambasadorët e huaj

Për nder të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Medeleine Albright po qëndrojnë në Kosovë.

Gjatë ditës, Clinton u prit nga liderët shtetëror, të cilët ndaras e pritën atë me nderime të larta, transmeton Indeksonline.

Pas takimeve, ata po shijojnë një darkë bashkë të mbledhur në një tryezë dhe po ngrejnë dolli.

 

 

“Një dolli për miqtë e mëdhenj të popullit tonë, miqtë e Republikës së Kosovës, për presidentin Clinton, sekretaren Albright dhe miqtë tjerë në këtë darkë të përbashkët. Qofshi përjetë të bekuar! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Siç shihet në këto fotografi të postuara nga Presidenti Thaçi, Clinton dhe Albright po qëndrojnë më një tryezë më liderët nga Kosova e disa prej ambasadorëve.

Kryeministri Haradinaj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Fatmir Sejdiu, Ministri Behgjet Pacolli, janë disa prej liderëve që po marrin pjesë në këtë tryezë.

Po ashtu, edhe Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer po darkon me liderët kosovarë.

Ndërsa, prej ambasadorëve është ai amerikan, Philip Kosnnett,  ambasadori britanik Ruairi O’Connell dhe ambasadori i ZvicrësJean-Hubert Lebet. /Indeksonline/

Burimi: Clinton dhe Albright në darkë me liderët dhe ambasadorët e huaj
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com