Home / Lajme / Dimitrov: Askush nuk tha se do të jetë e lehtë

Dimitrov: Askush nuk tha se do të jetë e lehtë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka reaguar në rrjetin social Facebook, pas aksionit të mbrëmshëm që u ndërmor nga Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskoska, ku të arrestuar mbetën Bojan Jovanovski i njohur si Boki13 dhe biznesmeni Zoran Milevski me akuzën për marrje të shpërblimit me ndikim të jashtëligjshëm, si dhe larje parash.

“Do të nevojitet integritet, djersë, lot dhe shumë punë që të çrrënjosim rrjetin kriminel. Se të shikojmë të magjepsur dhe të shpërndajmë pafuqi nuk bën, është më e lehta që të tërhiqemi të gjithë. Krimi do të çrrënjoset vetëm atëherë kur përvjelim mëngët dhe të punojmë deri në fund” – thuhet në një pjesë të reagimit të ministrit Dimitrov në rrjetin social Facebook.

Burimi: Dimitrov: Askush nuk tha se do të jetë e lehtë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com