Home / Lajme / Do të mbyllet një pjesë e bulevardit “Ilinden” në Shkup

Do të mbyllet një pjesë e bulevardit “Ilinden” në Shkup

Regjim i veçantë qarkullimi do të vendoset sot dhe nesër prej orës 21:00 deri në orën 06:00 në bulevardin “Ilinden” në afërsi të parkut të qytetit, për shkak të xhirimit të filmit në organizim të DFPU “Vertigo Visual” SHPK Shkup.

Loading...

Për këto arsye, siç informojnë nga MPB-ja qarkullimi do të riorientohet në rrugët përreth. MPB apelon që qytetarët të respektojnë urdhrat që i kanë dhënë efektivët e policisë nëpër rrugë.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore sot zhvillohet pa ndalesa, ndërsa në kalimet kufitaren nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës./Telegrafi/

Burimi: Do të mbyllet një pjesë e bulevardit “Ilinden” në Shkup
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com