Home / Lajme / Dokumenti i CIA-së thotë se Miladin Popoviçin e vrau mësuesi gjakovar, Haki Taha

Dokumenti i CIA-së thotë se Miladin Popoviçin e vrau mësuesi gjakovar, Haki Taha

Më 14 mars të vitit 1945 ekzekutohet Milladin Popoviqi, nga mësuesi shqiptar Haki Taha. Kjo ngjarje përshkruhet edhe në një dokument të CIA-së, i hartuar në vitin 1951. Si hakmarrje serbët kryen Masakrën e Tivarit.

Loading...

Dokumenti i CIA-së:

Dusan Mugosa dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Miladin Popoviç, këta dy serbë, janë kryesisht përgjegjës për disfatën komuniste prej shqiptarëve të Kosovës. Kthimi i Jugosllavisë në Kosovë dhe politikat të cilat ata i paraqitën hasën në një përgjigje të shkurtër por të butë. Më 14 mars 1945, Haki Taha, një mësues, ekzekutoj Popoviqin në Prishtinë. Si rezultat i kësaj, Taha u arrestua, u ekzekutua dhe u tërhoq zvarr nëpër rrugë, ai mbante një sllogan në gjoksin e tij: “Vdekje tradhëtarve” dhe “Liri për shqiptarët”. Komunistët sllavë u hakmerren për vdejjen e Popoviqit, duke vrarë 1.600 shqiptarë të Kosovës nga pjestarët e brigadave komuniste të stacionuara në Bar të Malit të Zi, siç njihet si “Masakra e Tivarit”.

Dokumenti i CIA-së thotë se ky është një fak,t sepse masakra ndodhi vetëm tre ditë pas ekzekutimit të Popoviç-it, me 17 dhe 18 mars 1945.

Në foto Miladin Popoviçi dhe Enver Hoxha

Burimi: Dokumenti i CIA-së thotë se Miladin Popoviçin e vrau mësuesi gjakovar, Haki Taha
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com