Home / Lajme / Drejtori operacional: Grupet kriminale janë arratisur nga Kosova

Drejtori operacional: Grupet kriminale janë arratisur nga Kosova

Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, ka thënë se grupet kriminale në atë pjesë të vendit janë në rënie.

Ai në një intervistë për mediat kosovare thotë se një pjesë e këtyre grupeve janë arrestuar, e një pjesë tjetër janë detyruar të ikin nga vendi. Ahmeti ka treguar se shumë shpesh në lokacionet e dyshuara të këtyre grupeve kriminale bëjnë bastisje dhe kontrolle.

“Grupet kriminale kanë tendencë çdoherë që të nxisin incidente gjithandej vendit, por më të theksuara janë në veri. Padyshim që policia ka bashkëpunim edhe me qytetarët e pjesës veriore, një përqindje jashtëzakonisht e lartë çdo ditë e më shumë janë duke u vetëdijesuar, qytetarët janë në hall prej grupeve kriminale që fatmirësisht çdo ditë këto grupe kriminale janë më pak apo të vogla për shkak se një numër i tyre është arrestuar, një numër i tyre janë detyruar të ikin nga Kosova, nuk gjenden në Kosovë. Ne në baza ditore, javore i monitorojmë lokacionet ku ata i kanë vendbanimet dhe bëjmë bastisje dhe kontrolle në shtëpitë e tyre, por edhe në rrugë tjera operative me ndihmën e njësive të tjera të inteligjencës bëjmë verifikimin se a ndodhen në shtëpi dhe lokalitete ku ata i kanë vendbanimet”, ka thënë ai.

Gjendjen në veri të vendit e cilëson stabile, ndërsa tregon se në atë pjesë ka pasur edhe aksione të tjera operacionale lidhur me dyshimet për kontrabandë e krim të organizuar.Ai shton se në këto aksione ka pasur të arrestuar dhe mjete transportuese të konfiskuara.

Burimi: Drejtori operacional: Grupet kriminale janë arratisur nga Kosova
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com