Home / Lajme / “El Clasico” shtyhet për gati dy muaj, ja kur do të zhvillohet derbi

“El Clasico” shtyhet për gati dy muaj, ja kur do të zhvillohet derbi

Tensionet në Kataluni, pas dënimit të nëntë politikanëve vendas pas referendumit të pavarësisë po rrezikojnë njërën ndër ndeshjet më të shikuara në botë.

“El Clasico”, e paraparë të luhet më 26 tetor pritet të mos luhet për shkak të rrezikut nga protestat në Barcelonë.

Fillimisht u propozua që kjo ndeshje të zhvillohet me një stadium neutral, por dy skuadrat kanë dalë kundër kësaj ideje, shkruan Indeskonline.

Gjithashtu, ka pasur propozime që të ndryshohen ndeshjet, fillimisht të luhet në “Santiago Bernabeu”, e në muajin mars në “Camp Nou”, por edhe kjo alternativë nuk u pranua.

Ndërsa, tash raporte të shumta nga mediat spanjolle dhe të tjera thonë se data e ndeshjes do të jetë 18 dhjetori./Indeksonline/

Burimi: “El Clasico” shtyhet për gati dy muaj, ja kur do të zhvillohet derbi
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com