Home / Lajme / Fatmir Limaj premton rritjen e pagës minimale në 250 euro

Fatmir Limaj premton rritjen e pagës minimale në 250 euro

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij është duke harmonizuar programin qeverisës për mirëqenien e duhur të qytetarëve.

Limaj ka thënë se Nisma e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale.

“NISMA Socialdemokrate e ka pasur gjithnjë në fokus rritjen e pagës minimale në vend dhe ka treguar përkushtimin e saj duke e shpjeguar rëndësinë e rritjes së saj, me qëllim të avancimit të kushteve të punëtorëve, por gjithashtu duke nxitur një treg më konkurrues me fuqi punëtore më të përkushtuar për punë”, ka thënë ai.

Limaj ka deklaruar se një nga veprimet e para që do të marrin si Qeveri e ardhshme do të jetë rritja e pagës minimale në 250 euro.

“Një nga veprimet e para që do t’i ndërmarrim si Qeveri e ardhshme do të jetë rritja e pagës minimale në 250 euro, dhe nuk do të ndalemi me kaq.
Rritja e pagës minimale do të bëhet jo vetëm bazuar në aspektin ligjor, por edhe domosdoshmërinë për një mirëqenie më të mirë të punëtorëve, por gjithashtu rritjen e produktivitetit në vendet e punës”, është shprehur Limaj. /GazetaExpress/

Burimi: Fatmir Limaj premton rritjen e pagës minimale në 250 euro
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com