Home / Lajme / Flet vëllai i mërgimtarit që u godit për vdekje në Drenas: Shoferi refuzoi t’ia jepte ndihmën e parë

Flet vëllai i mërgimtarit që u godit për vdekje në Drenas: Shoferi refuzoi t’ia jepte ndihmën e parë

Si pasojë e goditjes nga vetura, të hënën në mbrëmje në Drenas mbeti i vdekur, Agim Dvorani, një mërgimtar nga Sllovenia që kishte ardhur në Kosovë për pushime.

Familjarët thonë se pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nga ana e tyre, ishte e pamundur ta mbanin Agimin në jetë.

Vëllai i të ndjerit rrëfeu ngjarjen në një prononcim për Klan Kosova të martën. Ai tha se shoferi – i cili sipas tij – në momentin e aksidentit po voziste me shpejtësi rreth 150 kilometra në orë, kishte refuzuar t’ia jepte ndihmën e parë Agim Dvoranit.

“Jemi kanë duke e kaluar asfaltin, me dal në trotuar, ndërkaq shoferi u kanë përmbi 150 [kilometra në orë] me siguri, edhe e ka godit. Ai [shoferi] njëherë u ndal. I kam thanë: ‘Ama ndihmën e parë se e mbyte’. Ai më tha: ‘Jo, se jam me udhëtar’. Aty e kam humb durimin edhe e kam sharë”, ka thënë vëllai i të ndjerit.

Burimi: Flet vëllai i mërgimtarit që u godit për vdekje në Drenas: Shoferi refuzoi t’ia jepte ndihmën e parë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com