Home / Lajme / Flori Mumajesi rikthehet fuqishëm, kujt i dedikohet ‘Thjesht të du’?

Flori Mumajesi rikthehet fuqishëm, kujt i dedikohet ‘Thjesht të du’?

Flori Mumajesi është rikthyer me një tjetër baladë prekëse siç dinë vetëm ai.

Kantautori ka publikuar këngën ‘Thjeshtë të du’ e cila ka një histori të bukura dhe reale prapa vetës, shkruan Indeksonline.

Projekti i ri i Florit është një dedikim për dashurinë e biznesmenit të njohur kosovar, Petrit Kllokoqi dhe partneres së tij, Erza Peci.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre vetëm pak javë më parë në një dasmë përrallore me një numër të madh të ftuarish në mesin e tyre edhe shumë emra të njohur të skenës tonë.

Dasma madhështore e cila do të mbete gjatë në mendje për shkak të organizimt dhe detajeve unike, por, janë padyshim çifti që mahnitën të gjithë.

Me veshje nga dizenjatorja e famshme dhe shumë e suksesshme kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, nusja dukej si një princeshë e dalur nga përrallat, ndërsa dhëndri elegant dhe veshje unike.

Kënga ‘Thjeshtë të du’ ka pikërisht pamje të shkëputura nga dasma e paharrueshme e Petriti dhe Erzës dhe dashurisë së tyre.

Më poshtë kënga dhe video e Flori Mumajesi/Indeksonline/

Burimi: Flori Mumajesi rikthehet fuqishëm, kujt i dedikohet ‘Thjesht të du’?
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com