Home / Lajme / Frankfurti bën surprizën e madhe, eliminon Interin nga Europa League

Frankfurti bën surprizën e madhe, eliminon Interin nga Europa League

Interi zhvilloi në “San Siro” ndeshjen e kthimit të Europa League kundër Eintraht Frankfurt, shkruan Syri.net.

Takimi i parë i luajtur në Gjermani kishte përfunduar pa gola dhe zikaltrit kishin avantazhin e faktorit fushë, por nuk mundën dot ta shfrytëzonin.

Frankfurti fitoi 1-0, me golin e shënuar në pjesën e parë nga Jovic, madje që në minutën e 5-të.

Më pas loja u zhvillua me plot raste, sidomos nga miqtë, por rezultati nuk ndryshon më.

Frankfurti bën surprizën brenda në “San Siro”, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Burimi: Frankfurti bën surprizën e madhe, eliminon Interin nga Europa League
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com