Home / Lajme / Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura, por pa ndërprerje.

Loading...

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Autostrada Milladinovci-Shtip, seksioni Milladinovci-Kadrifakovë dhe Kadrifakovë-Milladinovci, nuk është lëshuar për qarkullum. LAMM apelon tek shoferët të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë./Telegrafi/

Burimi: Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com