Home / Lajme / Humb jetën në ditën e lindjes 24-vjeçari

Humb jetën në ditën e lindjes 24-vjeçari

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksident që ndodhi në dalje të Kavajës. Lumturie Demrozi, Vilson Cara, Gentjan Belba janë 3 viktimat. Të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës por makina e tyre u përplas me tabelën e një karburanti. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Loading...

Kavajë-Nga aksidenti i rëndë që ndodhi në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30, ka shkuar në 3 numri i viktimave. Viktima i tretë është drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targë AA 615 VO , Vilson Cara, 24-vjeç. Dy viktimat e tjerë janë Lumturie Demrozi, 46 vjeçe dhe njëri nga pasagjerët, Gentjan Belba, 23 vjeç. Theksojmë se Vilson Cara kishte sot ditëlindjen dhe do të mbushte 24-vjeç. Dyshohet se të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Carës, por ndodhi aksidenti.

Si ndodhi aksidenti?

Dosja.al mëson se një makinë e marrë me qira, ku po udhëtonin tre të rinj u përplas me tabelën e një karburanti, ku aty ndodhej edhe viktima Lumturie Dombrozi, bashkë me vajzëat e saj. 48-vjeçarja dhe vajzat e saj ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi akisdenti. Dëshmitarët nga vendngjarja tregojnë si Benzi ka dalë nga rruga dhe mori përpara këmbësorët.

Mësohet gjithashtu se automjeti që shkaktoi përplasjen fatale për nënën e dy vajzave dhe të riun, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira dyshohet se shkaktuan aksidentin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç. Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U nisën për festë, kthehen me arkivol, ceremonia mortore për të vdekurit e Kavajës

Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Kavajë, mori tre jetë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Lumturije Demrozi, gruaja që humbi jetën nga aksidenti ka mbrojtur dy vajzat e saj, Xhesika Demrozi, 21 vjeçe dhe Ermira 12 vjeçe.

Një lajm i mirë vjen për vajzën e madhe e cila ka dalë nga Spitali i Truamës në Tiranë dhe tashmë është në një gjendje më të stabilizuar, por ka një këmbë të thyer. Ndërsa vjaza tjetër ka marrë dëmtime më të lehta.

Ndërsa Vilson Cara 23 vjeç që humbi jetën në aksident është banor i lagjes numër dy në Kavajë. Viktima tjetër është Gentian Belba, po banues në Kavajë, i cili pak kohë më parë ka humbur dhe nënën e tij.

Por detaji që e bën me tragjik këtë aksident është fakti se të rinjtë ishin nisur për të festuar pasi njëri prej tyre, Vilson Cara kishte ditëlindjen. Të rinjtë ishin nisur për festë, pasi shoku i tyre bëntë 24 vjeç, por e kthyen në mort. Ceremonia mortore do të zhvillohet sot për të tre viktimat dhe do të mbahet në orën 17:00.

Burimi: Humb jetën në ditën e lindjes 24-vjeçari
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com