Home / Lajme / I bie rimorkioja sipër automjetit, ndërron jetë 50-vjeçari në Has

I bie rimorkioja sipër automjetit, ndërron jetë 50-vjeçari në Has

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”.

Loading...

Një mjet tip kamion, i cili kishte në rimorkio një eskavator, ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios dhe ka goditur mjetin.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Burimi: I bie rimorkioja sipër automjetit, ndërron jetë 50-vjeçari në Has
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com