Home / Lajme / Ishte i pastrehë, por sot multimilionerë, ja kush është?

Ishte i pastrehë, por sot multimilionerë, ja kush është?

Kur ishte 15 vjec Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të germëzonte emrin e tij. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan Usa Today.

Pas disa përpjekjesh, Eric arriti të punësohej në një kompani ndërtimi, pagesa në të cilën i dha mundësi që të paguante faturat e shtëpisë. Shumë pak kohë do të kalonin deri kur t’i caktohej të menaxhonte grupin e tij të punës.

Me kalimin e viteve, rritjen e pagës dhe ambicien që nuk i mungonte, Eric mendoi të kalonte në një tjetër etapë, të krijonte kompaninë e tij. Idenë e kishte të qartë, të ndërtonte ‘plazhe’ në shtëpitë e njerëzve.

Në moshën 33 vjeçare, kompania e tij është shumë e suksesshme në ndërtimin e pishinave në banesat private. Rreth 20 mijë dollarë është kosto e një pishine e ideuar si një plazh i vogël, tregon Eric White.

Fotot e ‘plazheve’ që ndërtohen nga Eric janë kthyer në ‘virale’ edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që kompania e tij vijon të fitojë miliona./tch

The post Ishte i pastrehë, por sot multimilionerë, ja kush është? appeared first on Republika Shqip.

Burimi: Ishte i pastrehë, por sot multimilionerë, ja kush është?
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com