Home / Lajme / Këshilltari i Matoshit: Brenda katër vjetëve kryhen legalizimet, pas kësaj pason rrënimi

Këshilltari i Matoshit: Brenda katër vjetëve kryhen legalizimet, pas kësaj pason rrënimi

Leotrim Sahiti, këshilltar i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka treguar për hapat që qytetarët duhet të ndërmarrin për të legalizuar objektet e tyre pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Loading...

“Pas miratimit të Ligjit vitin e kaluar dhe pas nënshkrimit të pesë udhëzimeve administrative, dje ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Nuk janë trajtuar me kohë dhe kemi ardhur në këtë gjendje të ndërtimeve”.

“Për kategorinë e parë të ndërtimit dhe të dytë janë përgjegjëse komunat, pra për banimin familjar. Ndërsa, për kategorinë e tretë është përgjegjëse Ministria e Mjedisit dhe këtu përfshihen kryesisht projektet infrastrukturore”.

“Në këtë kategori ka një numër më të vogël të problemeve sepse ka pasë një përgjegjësi më të madhe, problemi më i madh është në kategoritë e para”.

“Më herët ka qenë një ligj i përkohshëm që s’ka arritur t’i zgjidhë për arsye se ka pasë mangësi dhe mungesa të ndryshme, kryesorja ka qenë te resurset njerëzore. Përmes këtij ligji është arritur t’i trajtojë vetëm 8 mijë”.

Sahiti në Sytë 7 tha se ka pasur pak aplikime nga qytetarët për shkak se ende nuk ka pasë mjaftueshëm interesim.

“Kemi pasur pak aplikime, kanë qenë 8 mijë nga ana qytetarëve dhe këti kanë ndikuar çmimet e larta që kanë qenë. Tash janë çmimet shumë më të lira. Jemi munduar të gjejmë një balancë për t’i stimuluar qytetarët. 1 euro do të kushtojë për kategorinë e parë dhe 2 euro për kategorinë e dytë”.

“Kemi arritur të minimizojmë koston që t’ua lehtësojmë qytetarëve. Do të nisim një fushatë për informimin e proceseve të legalizimit. Ky ligj ka afat prej dy vitesh dhe me mundësi zgjatje edhe dy të tjera. Ato objekte që nuk legalizohen brenda kësaj periudhe do t’i ofrojmë edhe alternativa të tjera. Por nëse nuk gjejnë zgjidhje duhet të rrënohen”.

“Sfidë në implementimit të këtij mbetet mungesa e kapaciteteve humane. Në këtë aspekt do t’i ndihmojmë me procedurat që kërkohen. Kemi përkrahje nga donatorët kombëtarë siç është USAID”.

Ai tregoi që edhe në komunat veriore ka një interesim të madh që të hyhet në proces të legalizimit.

Sahiti gjithashtu tregoi se si Ministri e Mjedisit po mundohet që përmes modeleve që zbatohen në Estoni dhe Letoni të zgjidhet problemi i mbeturinave plastike.

“Kemi filluar edhe zgjidhjen e problemit të plastikës, problemi më i madh janë shishet dhe qeset plastike në natyrë. Estoninë dhe Letoninë i kemi marrë si model për ta realizuar këtë. Javën e kaluar ishim atje për të parë nga afër këtë”.

Burimi: Këshilltari i Matoshit: Brenda katër vjetëve kryhen legalizimet, pas kësaj pason rrënimi
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com