Home / Lajme / Komuna e Prizrenit së bashku me “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Komuna e Prizrenit së bashku me “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtuesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive.

Loading...

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare, thuhet në njoftimin e bërë nga kryetari Haskuka, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë drejtuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati  ka njoftuar ditë më parëse do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive gjatë muajit të Ramazanit për familjet në nevojë.

Burimi: Komuna e Prizrenit së bashku me “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë 30 shtëpi
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com