Home / Lajme / Kore raciste ndaj Kosovës, Bullgaria rrezikon të luaj pa tifozë

Kore raciste ndaj Kosovës, Bullgaria rrezikon të luaj pa tifozë

Thirrjet raciste në drejtim të Kosovës mund t’i kushtojnë shtrenjtë Bullgarisë. UEFA i ka nisur hetimet për këtë rast dhe bullgarët rrezikojnë të luajnë pa shikues ndaj Anglisë

Bullgaria mund ta ketë fatin e Malit të Zi, i cili u detyrua të luante pa shikues në ndeshje me Kosovën, në eliminatoret e Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, bullgarët bënë thirrje raciste kundër Kosovës, duke kërkuar “vriti, vriti shqiptarët” dhe për këtë veprim UEFA i ka nisur hetimet.

Prandaj, gjiganti britanik BBC shkruan se Bullgaria mund të dënohet dhe ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë pa shikues.

UEFA do ta dëgjojë rastin të enjten e 18 korrikut, ndërsa në ndeshje me anglezët stadiumi mund të jetë i mbyllur ose komplet, ose gjysma e tij pa shikues.

Bullgarët u mposhtën nga Kosova 2:3 në Sofje, ku do ta presin Anglinë më 14 tetor të këtij viti.

Burimi: Kore raciste ndaj Kosovës, Bullgaria rrezikon të luaj pa tifozë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com