Home / Lajme / Kur nga Kosova për në Francë udhëtoje me një biletë treni

Kur nga Kosova për në Francë udhëtoje me një biletë treni

Në ditët e sotme për të udhëtuar në Francë apo në ndonjë vend tjetër të Europës, mund të të marrë kohë.

Loading...

Procedurat mund të zgjasin me muaj, që nga caktimi i terminit në ambasadam, e deri te marrja e vizës.

Por, a e imagjinoni që para 33 vjetësh nga Kosova në Francë mund të udhëtoje me tren, duke prerë një biletë në Fushë-Kosovë?

Një profesor i sociologjisë ka ruajtur biletat e trenit të vitit 1986, me të cilat mund të udhëtoje nga Kosova në Marseille të Francës, përcjell albinfo.ch.

“Një biletë treni (kthyese) në relacionin Fushë Kosovë – Marseille (Francë) e vitit 1986, edhe tri bileta teatri per edicionin e 40 të Festivalit të Avignonit.

Për besë, kush vizë atëherë s’më pat lypë”, është shprehur profesor Krasniqi.

Burimi: Kur nga Kosova për në Francë udhëtoje me një biletë treni
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com