Home / Lajme / Lideri i VMRO-DPMNE-së kërkon arrestimin e Katica Janevës

Lideri i VMRO-DPMNE-së kërkon arrestimin e Katica Janevës

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski ka akuzuar drejtpërdrejt kryeprokuroren speciale Katica Janeva si koka e rrjetit në rastin “Zhvatja”, që sipas tij mbështetjen më të madhe e ka marë nga krerët e Qeverisë. Lideri i partisë më të madhe opozitare kërkoi arrestimin e Katica Janevës dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë skandal.
“Prokuroria Speciale Publike e kompromituar është punë e kryer, ndërsa hapi i parë, menjëherë duhet të jetë paraburgim për Katica Janevën dhe të tjerët të përzier në këtë oktopod kriminal. Janë plotësuar të gjitha kushtet për një masë të këtillë, mundësi për përsëritje të veprës sepse Katica Janeva edhe sot është njeriu i parë i kësaj prokurorie të korruptuar. Ekziston mundësia për ikje dhe për ndikim mbi dëshmitar. Gjithçka tjetër është alibi e zbehtë dhe e dobët. PSP- e këtillë e kompromituar është pasojë e pushtetit të koruptuar der në fyt, dhe nëse dikush ka dilema përse nuk morëm datë për hapjen e bisedimeve me BE-në këtë verë ja përgjigja, sepse kemi oktopod kriminal që udhëheq me shtetin dhe tregton me drejtësinë”, theksoi Mickoski. (INA)

Burimi: Lideri i VMRO-DPMNE-së kërkon arrestimin e Katica Janevës
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com