Home / Lajme / Liverpool në ‘shok’, sherr mes Salah dhe Klopp

Liverpool në ‘shok’, sherr mes Salah dhe Klopp

Liverpool sonte (e mërkurë) zhvillon ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Porto.
‘The Reds’, kanë një epërsi të mirë prej 2:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Anfield Road’, dhe shumë lehtë mund të kalojnë në gjysmëfinale, diçka që tashmë e ka bërë Barcelona dhe Ajax.

Por, kjo ndeshje ka mbetur në hije pasditen e së mërkurës nga mediet spanjolle.

‘AS’ shkruan se Mohamed Salah ka pasur një debat të fortë me trajnerin Jurgen Klopp. Kjo situatë ka vijuar prej kohësh dhe ylli egjiptian ka drejtuar nga drejtuesit e Liverpool që të largohet gjatë verës, përcjell ‘lajmi.net’.

Në rast largimi nga Liverpool, e ardhmja e Salah mund të jetë në La Liga, duke iu bashkuar Real Madridit.

Salah gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e skuadrave si Basel, Chelsea, Fiorentina dhe Roma.

Burimi: Liverpool në ‘shok’, sherr mes Salah dhe Klopp
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com