Home / Lajme / LSDM: Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickovski arsyetojnë dhunën

LSDM: Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickovski arsyetojnë dhunën

Mbrojtja e dhunës e 27 prillit tregon se matrica e Gruevskit funksionin përmes Mickovskit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së.

Loading...

Me qëndrim se dënimet kundër kriminelëve në Procesin e Nyrnbergut ishin drakonike, VMRO-DPMNE edhe sot qëndroi në mbrojtje të fashizmit dhe krimeve të bëra në Luftën e Dytë Botërore.

Përveç në mbrojtje të fashizmit, VMRO-DPMNE dhe Mickovski sot sërish janë në mbrojtje të dhunës së 27 prillit në vend se ta dënojnë.

27 prilli është një ndër datat më tragjike që nga pavarësia e deri më sot.

Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickovski arsyetojnë dhunën!

Kjo dëshmon se matrica e Nikolla Gruevskit për dhunë, krim dhe konflikte funksionin edhe sot përmes Hristian Mickovskit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së.

Përfundoi koha kur porositeshin dhe montoheshin raste, kur kryhej ndjekje politike dhe kur diktoheshin dhe shkruheshin aktvendime jashtë gjykatave, më shpesh në pallatin e bardhë.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet juridik.
Duhet të ketë drejtësi. përgjegjësi duhet të bartin të gjithë ata që kanë urdhëruar.

Qendra për komunikim me opinionin – Lidhja Sociademokrate e Maqedonisë

Burimi: LSDM: Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickovski arsyetojnë dhunën
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com