Home / Lajme / Maqedoni, sipas Draft-ligjit për subvencionimin e kontributeve, punëdhënësit do të subvencionohen nga 600 deri 6.000 denarë

Maqedoni, sipas Draft-ligjit për subvencionimin e kontributeve, punëdhënësit do të subvencionohen nga 600 deri 6.000 denarë

Loading...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi Draft-ligjin për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, qëllimi i të cilit është nxitja e punëdhënësve të paguajnë pagë më të madhe për shkak të përmirësimit të standardit ekonomik.

Sipas këtij Draft-ligji, subvencionim të kontributeve mund të shfrytëzojë secili punëdhënës aktiv, përkatësisht secili person fizik i cili nuk është në falimentim.

Subvencionimin e kontributeve nuk mund ta përdorin organet shtetërore, ndërsa sipas këtij ligjit punëdhënësi nuk paguan kontributet nëse punëtorit i jepet rritje page prej 600 deri 6.000 denarë dhe se ky ligj hyn në fuqi në tetor të këtij viti.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut potencojnë se subvencionimi i kontributeve sociale do të ndikojë në ekonominë e përgjithshme.

Këto masa do të kontribuojnë në përmirësimin e punës, rritjen e cilësisë, rritjen e pagave me çka do të nxisë edhe rritje më të madhe ekonomike në vend.

The post Maqedoni, sipas Draft-ligjit për subvencionimin e kontributeve, punëdhënësit do të subvencionohen nga 600 deri 6.000 denarë appeared first on Republika Shqip.

Burimi: Maqedoni, sipas Draft-ligjit për subvencionimin e kontributeve, punëdhënësit do të subvencionohen nga 600 deri 6.000 denarë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com