Home / Lajme / Mentor Haziri-Fifit: I preferoj të mësohet të shkruajë më mirë

Mentor Haziri-Fifit: I preferoj të mësohet të shkruajë më mirë

Mentor Haziri ishte i ftuar në një intervistë për “Mirage” ku ndër të tjera u pyet edhe lidhur me votimet në “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Loading...

Meqë ishte komentuar votimi i tij për Mc Kreshën dhe Fifin në natën finale, pasi i kishte vlerësuar me katër pikë, ai sqaroi këto pikë.

Këngëtari tha se pavarësisht se kënga ishte e mirë, performanca në atë natë nuk ishte e mirë.

Pas reagimit të Fifit, Mentori edhe njëherë përmes një postimi sqaron se vlerëson Kreshën si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë, por atë natë kishte probleme me kufje.

Kurse, për Fifin thotë “Kolegia e tij ishte jashte notave totalisht ne performancen e saj por kjo dhe mund te rregullohet me ushtrime te kendimit live, ne skene te madhe sic eshte Kenga Magjike (edhe perderisa shquhet si tekstshkruese i preferoj qe te mesohet te shkruaj me mire)”. /Lajmi.net/

Burimi: Mentor Haziri-Fifit: I preferoj të mësohet të shkruajë më mirë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com