Home / Lajme / Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa

Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa

Vedat Muriqi ka vënë në presion të madh Kombëtaren e Kosovës dhe gjithë përkrahësit e saj.

Ylli i Dardanëve ishte spektakolar në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa, duke realizuar dy gola, por jo gjithçka ka shkuar mirë.

Lojtari pati një duel të fortë në minutat e fundit të ndeshjes, dhe duket se aty ai ka pësuar një dëmtim që nuk dihet se sa do të jetë problematik.

Muriqi ka thënë se ka lënduar pakëz nyjen e këmbës së djathtë, dhe do të duhet të pushojë disa ditë, përcjell lajmi.net.

Nuk ka akoma ndonjë ekzaminim mjekësor nga skuadra turke.

Shpresojmë që lojtari të jetë krejtësisht i gatshëm për ndeshjet e Kosovës, kundër Çekisë e Anglisë. /Lajmi.net/

Burimi: Muriqi ka pësuar lëndim në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com