Home / Lajme / Mustafa :Kemi pajtueshmëri të përgjithshme, e pranojmë kryeministrin nga partia e parë në zgjedhje

Mustafa :Kemi pajtueshmëri të përgjithshme, e pranojmë kryeministrin nga partia e parë në zgjedhje

Kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë kanë folur sot për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, pas negociatave të zhvilluara deri tashti, shkruan Indeksonline.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë ka thënë se kemi arritur një pajtim në nivel të kënaqshëm.

“Ne sot në mbledhje u informuam nga ekipi ynë lidhur me rrjedhën e negociatave, dialogut që po zhvillohen me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizmin e programit qeverisës.

Po ashtu kemi arrit në pajtime për një nivel të knaqshëm dhe sa i përket organizimit të qeverise dhe menyrës se si do të funksionoj qeveria, në sa mnistri dhe si do të shpërndahen ato dhe për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.

Kemi pajtushëmri të përghithshme që ekipi ynë të vazhdoj edhe më tutje për harmonizimin .Kjo është një fazë që ne e kemi kryer. Do të vaqzhojm pas certifikimit të rezultateve.

Kjo qeverije është qeverisje katër vejqare dhe ne do të merremi dhe do të zgjidhim për një marrëvshje të përbashkët katërvjeqare” ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me deklaratat se emri i kryeministrit sillet në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa tha se u përmbahen fjalëve që do ta pranojnë kryeministrin e partisë që del e para.

“Ne do ta pranojmë kryeministrin e partisë që del e para dhe ne do t’i përmbahemi këtij parimi

Nuk kemi fol sot veçenarisht për këto, do të flasim në takim me Albin Kurtin, do të mirremi vesh dhe do ta bëjmë publike para jush”.

Ndërkohë ai tregoi në cilat pika nuk po gjejnë pajtueshmëri të plotë me partine fituese të 6 tetorit.

“Unë pët pika nuk do të lëshohen por janë disa qeshtje të ekonomisë ka oërafri të qështjes se tatimeve të taksave dhe kemi kujdes për mos ngarkimin e qytetarëve për taksa të reja dhe çëshjeve sociale që ka disa dallime”, ka thënë ai./Indeksonline/

Burimi: Mustafa :Kemi pajtueshmëri të përgjithshme, e pranojmë kryeministrin nga partia e parë në zgjedhje
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com