Home / Lajme / Në koma dhe i pashpresë, 17-vjeçari zgjohet në sallën e operacionit ditën që do t’i hiqnin organet

Në koma dhe i pashpresë, 17-vjeçari zgjohet në sallën e operacionit ditën që do t’i hiqnin organet

ITALI– Një 17-vjeçar italian është zgjuar nga koma e thellë ku kishte përfunduar prej disa muajsh. Bëhet fjalë për minorenin me emrin Lorenzo, banues në Verona, i cili u aksidentua një mëngjes dhjetori në vitin 2018.

Loading...

Mediat italiane shkruajnë se teksa po shkonte në shkollë më motorin e tij tip “Scooter”, Lorenzo u përplas më një automjet tip “Mercedez” në Verona dhe kaloi në gjendje kome.

Por vetëm para pak ditësh ka ndodhur mrekullia.

Në ditën që prindërit e tij vendosën të dhuronin organet e djaloshit, pasi për të nuk kishte më shpresë, ai u zgjua.

Lorenzo është bërë i vetëdijshëm në momentin që doktorët e kanë futur në sallën e operacionit për t’i hequr organet.

Ai ka filluar të flasë dhe sigurisht që kirurgjia është ndërprerë në moment. Adoleshenti, banues në Verona të Italisë tashmë është kthyer në shtëpi dhe ka vijuar jetën e tij pa asnjë lloj problemi.

Gjendja e tij shëndetësore deri më tani duket perfekte.

Burimi: Në koma dhe i pashpresë, 17-vjeçari zgjohet në sallën e operacionit ditën që do t’i hiqnin organet
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com