Home / Lajme / Një burrë nga Skenderaji gjendet i vdekur në bunar

Një burrë nga Skenderaji gjendet i vdekur në bunar

Një burrë nga Fshati Makërrmal i Skënderajt është gjetur sot pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij një burrë i moshës afro 82-vjeçare. Rasti është lajmëruar nga familjarët e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq Zahiti ka treguar se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”

Burimi: Një burrë nga Skenderaji gjendet i vdekur në bunar
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com