Home / Lajme / Opozita dhe pushteti thellojnë dallimet për fatin e PSP-së

Opozita dhe pushteti thellojnë dallimet për fatin e PSP-së

OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë vërejtjet e saja ndaj Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike. Dikasteri Drejtësisë konsideron se propozimet e opozitës bien në kundërshtim me rekomandimet Evropiane dhe kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Loading...

Dallimet e theksuara mbeten tek përdorimi i “bombave” në proceset gjyqësore dhe modeli i funksionimit të PSP-së.

Jozyrtarisht mësohet se do të ketë takim të ri mes grupeve të punës, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe liderët partiak.

Statusi i PSP-së, hetimet e hapura pas afatit për ngritjen e aktakuzave dhe rizgjedhja kryeprokurores, janë temat kyçe për të cilat LSDM dhe OBRM-PDUKM po mundohen të gjejnë marrëveshje.

Ndryshe, Ligji për Prokurorinë Publike me të cilin do të rregullohet edhe statusi i PSP-së, konsiderohet si kyç për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian./Telegrafi/Alsat/

Burimi: Opozita dhe pushteti thellojnë dallimet për fatin e PSP-së
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com