Home / Lajme / Osmani: Ndryshimet në Qeveri në pajtim me fokusin e çështjeve ekonomike pasi u mbyllën temat politike

Osmani: Ndryshimet në Qeveri në pajtim me fokusin e çështjeve ekonomike pasi u mbyllën temat politike

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani vlerëson se ndryshimet e paralajmëruara të kuadrit në pushtetin ekzekutiv do të thonë përmirësim i kapaciteteve në lidhje me përforcimin e politikave lidhur me çështjet ekonomike.

Loading...

Ai sërish paralajmëroi se ndryshimet në Qeveri do të vijojnë pas takimit të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, liderët e partive më të mëdha në koalicionin qeveritar.

“Dje ka pasur takim të shkurtër mes tyre në një ngjarje, por pa hapësirë për t’u hapur këto çështje. Presim këto ditë të realizohet takim tematik për nevojat e përforcimit të kapaciteteve të Qeverisë në pikëpamje të fokusit të çështjeve ekonomike t’i mbyllim temat politike.Të dy liderët e koalicionit kanë konceptin e vet si duhet të përforcohen këto kapacitete dhe duhet të ulen dhe të sjellin vendime konkrete”, theksoi Osmani i cili ka mbajtur ligjëratë në Universitetin e Evropës Juglindore.

Ai potencoi se pas takimit Zaev – Ahmeti, edhe trupat partiak do të debatojnë për çështjet e njëjta.

Burimi: Osmani: Ndryshimet në Qeveri në pajtim me fokusin e çështjeve ekonomike pasi u mbyllën temat politike
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com