Home / Lajme / Petre Shilegov: Po përgatisim ligj të ri për Matkën

Petre Shilegov: Po përgatisim ligj të ri për Matkën

Loading...

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, sot tha se Ligji për Matkën është në proces dhe në përpunim në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, UNDP dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor.

Ai tha se si kryetar i Shkupit insiston të ketë zgjidhje ligjore që nuk do të varet nga vullneti subjektiv i asnjë kryetari tjetër të Bashkisë së Shkupit dhe Komunës së Sarajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të formojmë institucion që kujdeset për mirëmbajtjen e Matkës. Akoma e kërkojmë zgjidhjet adekuate dhe mendoj se do të kemi sukses të tejkalojmë problemet dhe më pas do të mundemi që atë tekst ligjore ta ofrojmë në Kuvend për miratim”, tha Shilegov.

I pyetur për marrëdhëniet me kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, Shilegov tha se nuk ndjen se i ka prishur marrëdhëniet me të.

The post Petre Shilegov: Po përgatisim ligj të ri për Matkën appeared first on Republika Shqip.

Burimi: Petre Shilegov: Po përgatisim ligj të ri për Matkën
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com