Në tubime si ky, ku përkujtojmë dëshmorët e lirisë, sadopak i shërojmë plagët për ata që pësuan më shumë.

Japim llogari për arritjet dhe jetësimin e gjithë atyre vlerave për të cilat u flijuam, luftuam dhe sakrifikuam për një të ardhme të mirë.

Jam idhtar që të shohim përpara dhe të marrim prej së kaluarës vetëm atë që do të shpjerë përpara popullin tonë. Pasardhësit tanë le të krenohen edhe me veprimtari të tjera pas luftës së 2001. Le të krenohen me veprimtari politike, me harmoni të plotë dhe me qëndrime të përbashkëta.
T’i përveshim mëngët dhe me tubime bashkëvepruese të lëmë gjurmë krenarie.’,ka shkruar në facebook Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika me rastin e manifestimit ‘Pranvera e dinjitetit të mbajtur në Sellcë të Tetovës.