Home / Lajme / Qeveria shqiptare, 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame

Qeveria shqiptare, 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame

Qeveria shqiptare ka vendosur dhënien e ndihmës financiare për qeverinë e Republikës së Francës në masën 100 000 (njëqind mijë) euro për rindërtimin e Katedrales “Notre-Dame” në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Fondi për rinovimin e Katedrales “Notre Dame” të Parisit, të dëmtuar rëndë nga zjarri i dy ditëve më parë, ka mbërritur këtë të mërkurë në kuotën e një miliard eurove, teksa presidenti Macron u zotua se ajo do të rindërtohej brenda 5 viteve.

Vetëm dy ditë pas “ferrit” që shkrumboi çatinë dhe rrëzoi spiralen në formë koni mbi katedralen simbol të katolicizmit francez, organizatorët e apelit për ndihmë për restaurimin e saj deklaruan se fondi po rritet me ritme të jashtëzakonshme.

Burimi: Qeveria shqiptare, 100 mijë euro për rindërtimin e Notre Dame
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com