Home / Lajme / Qyteti i Shkupit, pa prononcim për kalimin ilegal në Bit Pazar

Qyteti i Shkupit, pa prononcim për kalimin ilegal në Bit Pazar

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili disa herë ka premtuar mbylljen e vendkalimit të jashtëligjshëm në Bit Pazar, vënien në funksion të mbikalimit dhe largimin e të kioskave që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, tani nuk pranon të flasë para kamerave për të treguar se kur ky premtim do të jetësohet.

Tashmë tre ditë presim nga Qyteti i Shkupit që të përgjigjet në pyetjen drejtuar nga televizioni Alsat, se kur ky institucion që është kompetent për mbylljen e  vendkalimit të jashtëligjshëm në Bit Pazar edhe do ta bëjë diçka të tillë. Pavarësisht se dy muaj më parë kryetari i qytetit të Shkupit tha se me rikonstruimin e bulevardit edhe do të mbyllej vendkalimi, diçka e tillë nuk është bërë. Në këtë vendkalim të jashtëligjshëm tashmë janë aksidentuar për vdekje disa persona.”

Kreu i Shkupit në prononcimin e fundit ishte decid se nuk do të toleroj më kaosin në Bitar Pazar dhe se do të mbyll kalimin ilegal dhe largimin e të gjithë objekteve tjera.

Pafuqia e Institucioneve që të zbatojnë ligjin, është paguar me jetë njerëzish dhe rreziku që diçka e tillë të përsëritet ekziston sa herë që një qytetarë kalon rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Një nga aksidentet në vendkalimin në fjalë ka ndodhur më  27 Dhjetor të vitit 2017 kur një grua e moshuar po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën dhe pikërisht në atë moment është goditur nga  një autobus publik që vinte në drejtim të qendrës tregtare “ Mavrovasja.”

Qytetarët që kalojnë në këtë vendkalim të jashtëligjshëm përmendin disa arsye se përse nuk përdorin mbikalimin aty pranë. Sipas tyre, ashensorët nuk punojnë, pjesa e e mbikalimit të parashikuar për personat me handikap shërben si magazinë pijesh për kioskën aty pranë, mbikalimi është i papastër dhe mban erë të tmerrshme. Nga ana tjetër ankohen edhe shoferët, pasi përveç kalimit ilegal në atë pjesë edhe  trotuari është i bllokuar nga kioskat, gjë që i detyron kalimtarët të dali në rrugën kryesore.

Burimi: Qyteti i Shkupit, pa prononcim për kalimin ilegal në Bit Pazar
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com