Home / Lajme / Rashiq: Beogradi po thotë se unë e Trajkoviq jemi bërë shqiptarë

Rashiq: Beogradi po thotë se unë e Trajkoviq jemi bërë shqiptarë

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka folur për sulmet nga Beogradi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rashiq ka thënë në T7, se mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po i akuzojnë për tradhti atë dhe politikanë tjerë, si Rada Trajkoviq.

“Po thonë ‘ata s’janë serbë, e kanë ndërruar fenë, ata tash janë albanac’”, ka treguar Rashiq.

Ai ka thënë se sulme të tilla ndaj serbëve të Kosovës bëhen nga radikalë, e kurrsesi nga politikanë normalë.

Burimi: Rashiq: Beogradi po thotë se unë e Trajkoviq jemi bërë shqiptarë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com