Home / Lajme / Rrëfimi i sinqertë i Xherdan Shaqirit: Ishim të varfër, vrapoja si budalla për t’u ngrohur

Rrëfimi i sinqertë i Xherdan Shaqirit: Ishim të varfër, vrapoja si budalla për t’u ngrohur

Tani fiton milionat, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit, por dikur ishte ndryshe.

Loading...

Xherdan Shaqiri bashkë me familjen në të kaluarën jetonin në kushte shumë të vështira, e këtë e thotë edhe vetë futbollisti i njohur.

LEXO EDHE:
Shitja më e shtrenjtë/ Ben Yedder thyen rekordin e Dani Alves
“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla.

Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë të sinqertë.

Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.

Sot, Shaqiri është mbështetje e fuqishme për familjen dhe një ndër yjet e pa diskutueshëm të futbollit ndërkombëtar, shkruan “Kosovarja”.

Burimi: Rrëfimi i sinqertë i Xherdan Shaqirit: Ishim të varfër, vrapoja si budalla për t’u ngrohur
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com