Home / Lajme / Shkëndija Vazhdon Garat Në Liga Europa, Ja Me Kë Do Të Luaj

Shkëndija Vazhdon Garat Në Liga Europa, Ja Me Kë Do Të Luaj

Shkëndija është eliminuar që në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, me ç’rast tashmë pranverën europiane do ta vazhdojë në Liga Europa, aty ku realisht do e presin kundërshtarë më të lehtë, njofton “infOSport.mk”.

Loading...

Shkëndija edhe pse ishte favorit absolut përballë estonezëve të Nome Kalju, ata në fund u mundën 2:1, duke i përfunduar garat në këtë mënyrë që në fazën e hershme, edhe përkundër fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Talin.

Kësisoj Shkëndija do ti vazhdojë garat nga raundi i dytë eliminatorë i Liga Europa, aty ku e pret një dy luftim me humbësin nga ndeshja midis skuadrës nga Luksemburgu, Dudelanzh dhe asaj nga Malta, Valeta.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg ishte mbyllur me barazim 2:2.

Burimi: Shkëndija Vazhdon Garat Në Liga Europa, Ja Me Kë Do Të Luaj
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com