Home / Lajme / Terroristi Brenton Tarrant del para gjykatës (Video)

Terroristi Brenton Tarrant del para gjykatës (Video)

I akuzuari kryesor në sulmet në dy xhami në Christchurch, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale në Zelandën e Re.
Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të të rëndojnë edhe të tjera akuza.

Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e ardhshme.

Edhe dy të tjerë janë në paraburgim, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penal.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe zotëronte licencë për mbajtje armësh, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.

Burimi: Terroristi Brenton Tarrant del para gjykatës (Video)
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com