Home / Lajme / Teuta e Durrësit pëson humbje të thellë, me një këmbë jashtë kualifikimeve të L.E

Teuta e Durrësit pëson humbje të thellë, me një këmbë jashtë kualifikimeve të L.E

Teuta e Durrësit është me një këmbë jashtë kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Loading...

Në ndeshjen e parë të raundit të parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, Teuta e Durrësit është mposhtur me rezultatin 3:0, nga skuadra Ventspils.

Skuadra e Ventspils, e cila vije nga Letonia, ishte superiore ndaj durrsakëve, duke shkuar me një këmbë në fazën tjetër.

Vendasit zhbllokuan rezultatin pas vetëm pesë minutave lojë, me anë të Mikhail Sergiychuk, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Ventspils arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, duke vështirësuar edhe më shumë punët për skuadrën shqiptare.

Danills Ulimbasevs ishte lojtari që në minutën e 77’ shënoi për 2:0, kurse vetëm tre minuta më vonë, Aiyegun Tosin shënoi për 3:0.

Kështu, me këtë rezultat, skuadra shqiptare është thuajse jashtë garave evropiane, por shpreson në mrekullinë në Durrës. /Lajmi.net/

Burimi: Teuta e Durrësit pëson humbje të thellë, me një këmbë jashtë kualifikimeve të L.E
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com