Home / Lajme / U eliminua nga Championsi, klubi gjerman shkarkon trajnerin

U eliminua nga Championsi, klubi gjerman shkarkon trajnerin

Humbja 7-0 ndaj Manchester Cityt ishte e fundit për Domenico Tedescon në stolin e Schalke 04.

Loading...

Blutë kanë shkarkuar zyrtarisht trajnerin 33-vjeçar, jo vetëm për faktin se skuadra u eliminua nga Champions League, pasi ajo ishte diçka e pritshme, por më tepër për ecurinë shumë të dobët që Schalke 04 ka bërë në kampionat.

Drejtuesit i tremben humnerës dhe një rrëzimi të mundshëm në Bundesligën e dytë dhe për këtë arsye kanë vendosur të largojnë Tedescon, i cili e drejtonte Schalken që nga vera e vitit 2017.

Në ndeshjen e fundjavës ndaj Leipzig në stol do të ulet një njohje e vjetër, Hub Stivens, i cili e ka drejtuar skuadrën nga Gelsenkirsheni në dy periudha të ndryshme, por holandezi ka probleme shëndetësore dhe për momentin do të jetë thjesht trajner i përkohshëm.

Burimi: U eliminua nga Championsi, klubi gjerman shkarkon trajnerin
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com