Home / Lajme / Valdrin Pjetri reagon pasi PD nxorri dokumentet e arrestimit në Itali

Valdrin Pjetri reagon pasi PD nxorri dokumentet e arrestimit në Itali

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës i zgjedhur në 30 qershor, Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD sipas të cilave ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar për drogë në Itali në vitin 2003.

Loading...

Ai thotë se të vërtetën e tij e ka deklaruar para pak ditësh me dokumente zyrtare, ndërsa thotë që pret me padurim verifikimin zyrtar nga strukturat ligjore në vendin tonë dhe në shtetin fqinj.

Sipas tij, e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo ajo që del nga foltoret e Partisë Demokratike.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”-shkruan ai.

Burimi: Valdrin Pjetri reagon pasi PD nxorri dokumentet e arrestimit në Itali
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com