Home / Lajme / Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komision Shtetëror për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komision Shtetëror për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

Themelimi i këtij Komisioni është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Veseli ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit si dhe Shpalljen e Ditës së Gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Loading...

Kryeparlamentari Veseli tashmë propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ky Komision do ta ketë si mision mbledhjen e të dhënave, hulumtimin, dokumentimin dhe klasifikimin të krimeve të bëra nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që krimet që kanë ndodhur në vendin tonë të dokumentohen në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe në bazë të këtyre fakteve të kërkohet themelimi i një Gjykate që trajton në mënyrë të paanshme dhe profesionale krimet e bëra nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake e paramilitare”, shkruan ndër të tjera në propozimin e Veselit.

Ky komision është paraparë të përbehet nga përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore si dhe të organizatave të  familjeve të viktimave të vrara në luftë. /Lajmi.net/ 

Më poshtë lexoni propozimin e Veselit:

Burimi: Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komision Shtetëror për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com