Home / Lajme / Vetëvendosje: Gjashtë vjet nga Ligji për Amnisti – produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq

Vetëvendosje: Gjashtë vjet nga Ligji për Amnisti – produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar krijimin e Ligjit për amnisti. Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook thuhet se amnistia e dhënë gjashtë vite më parë ndaj kriminelëve që sulmojnë Republikën e Kosovës nuk solli asnjë dobi përveçse e shtoi padrejtësinë e pasigurinë.

Në këtë video deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, thotë se ky ligj ishte produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq.

“Gjashtë vite nga sot, 11 korrik 2013, deputetët e pushtetit bashkë me Qeverinë Thaçi, i imponuan Kuvendit, ligjin për amnisti-min e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës. Ky ligj pamundësoi ndjekjen dhe mospërfshirjen e personave të përdorur për obstruksion ndaj Republikës së Kosovës nga Serbia. Po ashtu i njëjti indirekt dekurajoi sistemin e drejtësisë dhe organet e sigurisë për të hetuar dhe gjetur individë të tillë që në një masë të madhe kanë qenë të përfshirë në krime të luftës.

Burimi: Vetëvendosje: Gjashtë vjet nga Ligji për Amnisti – produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2FB Auto Publish Powered By : XYZScripts.com