Home / Lajme / Video ekskluzive e Ora News, përqafimi i parë i Alvinit me familjarët në aeroport

Video ekskluzive e Ora News, përqafimi i parë i Alvinit me familjarët në aeroport

Ora News ka siguruar një tjetër video ekskluzive nga mbërritja e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, në aeroportin Fiumicino të Romës mëngjesin e sotëm.

Në pamje është dhe momenti kur autoritetet i dorëzojnë Alvinin babait të tij, Afrim Berisha. Me mall dhe lot gëzimi Alvini u prit dhe nga dy motrat e tij që prisnin me padurimin kthimin e 11-vjeçarit nga Siria.

Alvin Berisha, ishte vetëm 6 vjeç kur nëna e tij Valbona e ndau nga familja për ta marrë në Siri pasi kishte vendosur ti bashkohej ISIS.

Ajo vetë humbi jetën në një sulm me bombë në korrik të këtij viti së bashku me partnerin dhe dy fëmijët. Nga sulmi mbeti i plagosur dhe Alvini, i vetmi i mbijetuar nga ajo ngjarje.

Burimi: Video ekskluzive e Ora News, përqafimi i parë i Alvinit me familjarët në aeroport
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com