Home / Lajme / Xhaferi: Ivanov ka bërë shkelje të kushtetutës

Xhaferi: Ivanov ka bërë shkelje të kushtetutës

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se presidenti në ikje, Gjorge Ivanov, ka bërë shkelje të kushtetutës me mosdekretimin e ligjeve prioritare. Sipas tij, ligjet që nuk miratohen me shumicë prej dy të tretave të votave në Kuvend, presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej shtatë ditëve të përgjigjet nëse do t’i nënshkruajë ose jo, ndërsa për ligjet që janë miratuar me shumicë prej dy të tretave, presidenti, sipas Kushtetutës, është i obliguar menjëherë t’i nënshkruajë dekretet.

Loading...

Xhaferi ka sqaruar se për ligjet e miratuara me 2/3 e deputetëve, procedura konsiderohet e përfunduar, prandaj ato do të hyjnë në fuqi automatikisht, ndërsa ligjet e miratuara me shumicë të thjeshtë do të rikthehen në seancë plenare, e cila pritet të mbahet më 27 mars.

“Afati i parë i mundshëm është 28 marsi, që të mund të jemi në korniza të ditëve nga dita e miratimit të ligjeve të para. Kjo korrespondon me ditën kur duhet të jetë seanca për pyetjet e deputetëve, kështu që një ditë përpara është e pritshme që në seancë të re të vendosen edhe këto ligje që kanë kaluar më 28 shkurt. Kjo situatë nuk parashikon edhe nevojën e patjetërsueshme që parlamenti të punojë edhe gjatë muajit prill, gjatë procesit zgjedhor, gjegjësisht fushatës parazgjedhore. Obligim është që në afat prej 30 ditësh nga dita e miratimit, të rikthehen. Nuk mund të parashikohet që procesi i rivotimit të ligjeve të mbyllet në një ditë”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Deri tani nga Ivanovi janë kthyer gjithsej 15 ligje, por kryeparlamentari nuk beson se vonesat për hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve do të ndikojnë në vlerësimin e BE-së në prag të marrjes së datës për fillim të negociatave.

Burimi: Xhaferi: Ivanov ka bërë shkelje të kushtetutës
Nëse shtypni reklamat në lajmet që lexoni këtu, ju mundësoni të funksionojmë si portal i pavarur. Ju falemnderit nga © AlbPortali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com